Në fazën që ndodhet aplikacioni është shumë bazik. Si shumica e menaxherëve të fjalëkalimeve mund të krijojë fjalëkalime unike e ti ruajë në një vend por edhe ti sinkronizojë në mesin e disa pajisjeve.Zgjidhja e re e Dropbox është përtej aktivitetit të kryesor të kompanisë

pc

Dropbox në heshtje të plotë lançoi një menaxher të ri fjalëkalimesh që e quajtur Dropbox Passwords. Aplikacioni është i disponueshëm në beta private në Android edhe pse mund ta shkarkoni ju nuk e përdorni dot pa marrë një ftesë.

Në listimin e Play Store aplikacioni përshkruhet në zhvillim dhe mund të mos jetë stabil. Në fazën që ndodhet aplikacioni është shumë bazik. Si shumica e menaxherëve të fjalëkalimeve mund të krijojë fjalëkalime unike e ti ruajë në një vend por edhe ti sinkronizojë në mesin e disa pajisjeve.

Nuk përmenden tipare të tjera si importimi i fjalëkalimeve nga shfletuesit apo verifikimi me dy faktor. Gjithashtu reklamon diçka që të quajtur “zero-knowledge encryption” që do të thotë se vetëm përdoruesi ka akses në të dhënat e ruajtura në aplikacion.

Ky funksion është prezent tek të gjithë menaxherët e tjerë të fjalëkalimeve si Dashlane, LastPass dhe 1Password.

Lexo po ashtu:  Rritja e vlerës së Bitcoin? Investitorët optimistë por vetëm në një periudhë afatgjatë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *