Shqiptarët e mërgatës të Kosovës dhe të Shqipërisë janë të aftë me i udhëheq Ambasadat kudo qofshin në BOTË. Sidomos në Evropë dhe në shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kemi shqiptar në mërgim me dije të rangut BOTËROR, që flasin dy tri gjuhë të huaja, e njohin kulturën dhe historinë e atij shtetit ku jetojnë dhe punojnë, janë shumë mirë të integruar, njëherit kanë autoritet para institucioneve shtetërore aty ku jetojnë e punojnë. Nëse shqiptaret nga mërgata zgjidhen Ambasador me konkurs, nëse zgjidhen ma të mirët, jemi të bindur se ata do ta prezantojnë Kosovën dhe Shqipërinë shumë ma mirë, se që është prezantuar deri më tani.

Shqiptaret në mërgim i kanë banesat e tyre, i kanë familjet e punësuara, i kanë sigurimet shëndetësore. Për shtetin e Kosovës dhe për shtetin e Shqipërisë do të ketë shumë ma pak shpenzime, 100% për 100%. Nëse dërgohen Ambasador nga Kosova apo nga Shqipëria, në Evropë në Amerikë, dhe kudo qoftë në botë, atyre duhet t’u paguhen banesat, sigurimet shëndetësore, pastaj do kaloj një kohë për t’u integrua në ato shtete, shpenzimet do të jen shumë ma të mëdha. Ne shqiptaret në mërgim i kemi parë disa Ambasador nga Kosova edhe nga Shqipëria duke prezantuar, mbeteshin duke i fërkuar duart, sepse nuk dinin çka me thanë. Ne mërgimtarët ndiheshim shumë keq, duke e parë se kush po na prezanton. Njëherit edhe turpëroheshim para të tjerëve.

Lexo po ashtu:  Gëzuar, por duhet të ndajmë patriotizmin nga sharlatanizmi!

Sot Kosova dhe Shqipëria kudo në botë i kanë shqiptarët e ditur. Kemi profesor. Doktor, politolog, analist, jurist, ekonomist, etj. Tani kemi shqiptar të ditur që do ta prezantonin shumë ma mirë Kosovën dhe Shqipërinë.

Ju sugjerojmë institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Mos shpenzoni para, duke i dërguar Ambasadorët nga Kosova dhe nga Shqipëria. Zgjidhni shqiptarët e mërgatës për ambasador, në Evropë e në Ameriëk, dhe kudo në BOTË.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *