Filmi “Zgjoi”, një ndër pretendentët për t’u nominuar për Oskar në kategorinë e filmit ndërkombëtar, është vlerësuar gjerësisht nga Kritika. Ai është një nga 15 filmat e listës që po shqyrtohen nga Akademia, e cila e jep vendimin e saj më 8 shkurt. Filmi me regji të Blerta Bashollit është vlerësuar me çmime të shumta përfshirë edhe tri çmimet kryesore në Sundance Film Festival.

Filmi është frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, hap një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

Hoti përballet me një ambient tradicionalisht patriarkal, ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Në një intervistë me Skype për MCN TV, producenti i filmit, Ylli Uka, tha se filmi ka zanafillën para 10 viteve dhe janë dashur 7 vite për ta realizuar.

E gjithë kjo lindi para 10 vitesh, kur regjisorja Blerta Basholli, erdhi me këtë skenar për jetën e znj. Fahrije Hoti, dhe më pas gjithçka filloi si producent, meqë jemi si njëra prej shtëpive filmike Ikonë, që prodhon filmin. Na u deshën 6-7 vite për të realizuar filmin në fjalë.

Lexo po ashtu:  Qumështi i gjirit ndihmon në zhvillim e trurit të foshnjave

Jeta e zonjës Fahrije, si një heroinë e vërtetë, e cila ka arritur të mbijetojë mes shumë vështirësive që i solli lufta, dhe sot ka një gjendje shumë të mirë ekonomike përmes biznesit që ka hapur, ajo u ka ndihmuar shumë grave të veja. Nuk është vetëm puna materiale dhe financiare, por edhe vetë jeta që i kanë kthyer shpresën përmes punës, është ngjarja është realizimi, mbi të gjitha, që e bënë kaq të veçantë këtë film emocional dhe në fund të japë shpresë, duke inkurajuar jo vetëm gratë shqiptare, por shumë gra të botës.

Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, e cila është vlerësuar nga kritika për lojën aktoriale.

Filmi “Zgjoi” po shfaqet në Amerikë, Zvicër, Zelandë të Re, Australi, një distribuim i gjerë në mbi 50 vende të botës, i cili përçon mesazhin e inkurajimit të grave në shumë vende të botës që do ia dalin pavarësisht vështirësive. Është vlerësuar puna e jashtëzakonshme aktoriale e Yllka Gashit, e cila si një punëtore e jashtëzakonshme dhe një aktore e madhe, thjesht ka qenë perfekt e realizuar.

Lexo po ashtu:  Gjenden varre ilire në Himarë, gërmimet do të vijojnë

‘Zgjoi’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cineforom, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi në Shqipëri.

Ky film është prodhuar nga Industria Film dhe Ikonë Studio në bashkëprodhim nga Alva Film Production, Blac Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *