Bleona Hasani është lindur në Suedi por lidhjet me Kosovën i ka shumë të forta. Së fundmi ajo ka fituar çmimin e parë në Radion shtetërore suedeze ku këngët e saj janë ndër më të dëgjuarat.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Në një intervistë televizive, 16-vjeçarja thotë se krahas muzikës në gjuhë angleze ka dhe tre projekte në Kosovë. Ajo thotë se e viziton shpesh Mitrovicën, origjinën e saj dhe gjithmonë mërzitet kur do të duhet të kthehet në Suedi.
Lajmi se është fituese në Radion e Suedisë thotë se e ka gëzuar shumë qysh më herët e ka ndjerë se me muzikë do të punojë dhe në të ardhmen.

Dhe pse ka lindur në Suedi Bleona e flet mjaft mirë shqipen dhe thotë se nuk e harron kurrë. Mbështetësi më i madh për të është i ati.




