Zvarritja e dialogut Kosovë-Serbi, sipas ekspertit të marrëdhënieve ndërkombëtare nga Instituti Hulumtues për Politik të Jashtme, Richard Kraemer, shkon në favor të Rusisë dhe Putin-it.

Pasi sipas tij, derisa çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhet, Moska e ka më të lehtë shtrirjen e ndikimit të saj në Serbi.

“Përderisa kjo çështje është e pazgjidhur, Moska ka mundësinë të ndërhyjë në aspekte të ndryshme të shoqërisë serbe. Jo vetëm në Serbi, por edhe në Mal të Zi e Bosnjë-Hercegovinë, nëpërmjet Kishës Ortodokse Serbe, partive politike pro-ruse dhe organizatave joqeveritare”, ka thënë Kraemer, në një intervistë për Voice of America, edicioni në gjuhen serbe.

Richard Kraemer

Qëllimi i dialogut sipas Kraemer është që të arrihet paqja në Ballkanin Perëndimor.

“Për Serbinë, qytetarët e Serbisë, si dhe për kosovarët, përfitimi më i madh do të ishte nëse një rezultat i tillë do të konfirmohej përmes një referendumi apo ndonjë forme tjetër të mbështetjes publike – në të cilën do të ishin të përfshira të dyja palët. Që, duke e pasur parasysh lidhjen e serbëve me atë vend, statusi i Kosovës si shtet i pavarur të konfirmohet”, tha Kraemer.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti emëroi Nora Kelmendin këshilltare politike për koordinimin e të drejtave pronësore

Ai madje potencon se procesi i dialogut nuk ka qenë humbje kohe, dhe se një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë – Serbi, do të shtynte dy vendet para drejt Bashkimit Evropian.

“Procesi nuk ishte humbje kohe. Mendoj se shumica e qytetarëve të Kosovës do të pajtoheshin me mua për këtë – pasi duan të njihen si anëtarë të bashkësisë ndërkombëtarë. Unë besoj se një marrëveshje ligjërisht e obligueshme do t’i shtynte para drejt Bashkimit Evropian të dyja palët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *