Zvicra ka rihapur të hënën kufijtë e saj kombëtarë për qytetarët e BE dhe EFTA. Autoritetet nga rajoni trinacional – Zvicër-Gjermani-Francë – i Bazelit kanë festuar në mëngjesin e të hënës fundin e mbylljes tremujore të kufirit

Për presidenten e Bazelit, Elisabeth Ackermann, kjo ngjarje ishte “një shenjë e fortë e vlerësimit të ndërsjellë”, transmeton albinfo.ch. Ackermann, në festimin në Dreiländerbrücke midis Weil am Rhein (Gjermani) dhe Huningue (Francë) ka thënë se gjatë tre muajve të kaluar ishte ndjerë mungesë e dhimbshme në jetën e përbashkët në trekëndëshin kufitar.

Autoritetet nga Gjermania dhe Franca janë shprehur gjithashtu të kënaqur me rihapjen e kufijve. Gjatë kohës së mbylljes së kufirit, është parë se sa e rëndësishme është të kesh mundësi të kalosh kufirin në çdo kohë, përcjell albinfo.ch. U tregua se “ne nuk jemi vetëm fqinjë ose partnerë, por edhe miq,” u tha veç tjerash gjatë festimit të rihapjes.

Ndërkohë që në urën e tri vendeve (Dreiländebrücke)po festohej, qendra tregtare Rheincenter aty pranë po hapte dyert e saj, përcjell albinfo.ch. Në këtë qendër tregtare nuk kishte shenjë të ndonjë nxitimi të turistëve nga Zvicra për të bërë blerje. Trafiku i hyrjes dhe i daljes mes kufijve gjithashtu është trajtuar pa asnjë problem nga zyra doganore Weil-Friedlingen.

Lexo po ashtu:  Bie numri i viktimave, Spanja lejon kthimin e pjesshëm në punë

“Shopping turizmi” lejohet përsëri

Siç është njoftuar tashmë, kontrollet kufitare brenda zonës Shengen janë hequr dhe turizmi i blerjeve lejohet përsëri.
Janë hapur të gjitha vendkalimet kufitare që ishin mbyllur në mars për shkak të pandemisë. Kontrollet e bazuara në rrezik vazhdojnë të bëhen, me qëllimin për të parandaluar kontrabandën dhe krimin, siç shkruan Këshilli Federal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *