Zvicra voton të dielën në një referendum kombëtar që mund të kriminalizojë homofobinë.

Rezultati mund të bëjë që shteti të zgjasë ligjet ekzistuese për të përfshirë gjuhën e urrejtjes ose diskriminimin bazuar në orientimin seksual.

Kompania Coca-Cola në Zvicër ka ndarë publikisht mbështetjen e saj për iniciativën për ta bërë fjalën e urrejtjes anti-homoseksuale të paligjshme.

Por kritikët e ligjit, përfshirë këtu edhe Partinë Popullore Zvicerane, besojnë se legjislacioni i ri mund të censurojë më tej fjalën e lirë.

Silvan Amberg, Bashkë Presidenti i komitetit LGBTI, Sonderrecht NEIN (“Jo të drejtave speciale!”), është shprehur se votimi është më shumë “simbolik” për votuesit zviceranë.

“Nuk ka me të vërtetë një kriter objektiv për të vendosur se çfarë është gjuha e urrejtjes dhe çfarë nuk është në një kuptim të gjerë,” tha ai. “Ne nuk duam një lloj të veçantë ligji që na mbron nga gjuha e urrejtjes.”

“Unë mendoj se duhet të përqëndrohemi në qeverinë që shtyn dialogun për të arritur barazinë sociale.”

Lexo po ashtu:  Mediat arabe jehonë turizmit në Shqipëri: ‘Parajsa’ ku mund të shkoni për pushime pa test COVID apo karantinë

Tregimet e hershme tregojnë se Zvicra do ta kalojë referendumin me një shumicë të paktë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *