Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Jo të gjithë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mbështesin mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Gazeta Blic nga burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë vesh se janë disa deputetë që nuk do t’i japin nënshkrimet për këtë mocion.”

Grupi Parlamentar do të mblidhet nga ora 13:00, por jo të gjithë deputetët e LDK-së do t’i japin nënshkrimet. Pos Vjosa Osmanit, do të jenë të paktën edhe dy- tre deputetë që aktualisht nuk kanë disponim për t’i dhënë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë”, tha ky burim.

Ky burim tha se ka pak gjasa që bre da dy orësj të ndërrohet disponimi i këtyre deputetëve për t’i dhënë nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë.

Lexo po ashtu:  Nga Kulla e Jasharajve me mesazh bashkimi, Rifat Jashari pret përfaqësues të Kuvendit dhe të Qeverisë: Ishalla gjithmonë më kallaballëk se sot

“Nuk besoj që lideri i LDK-së do të arrij t’i bind këta deputetë që të votojnë pro mocionit, gjegjësisht t’i japin nënshkrimet”, tha ku burim.Sipas këtij burimi, ka pakënaqësi me vendimin e djeshëm të Kryesisë për rrëzimin e Qeverisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *