Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Pasi shikoi balancën e tij një muaj më vonë vërejti mijëra paundë që i mungonin. Roblox tha se do ta rimbursonte atë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Një baba i cili kishte paguar në fillim 4.99 paund për vajzën e tij 11 vjeçare për të përdorur një aplikacion, u shokua kur mësoi për një faturë mijëra paundë një muaj më vonë.

72 vjeçari Steve Cumming tha se kishte menduar që ajo pagesë ishte vetëm një herë në kartën e tij të debutit për një kompani quajtur Roblox.

Pasi shikoi balancën e tij një muaj më vonë vërejti mijëra paundë që i mungonin. Roblox tha se do ta rimbursonte atë.

Roblox është një lojë online multiplayer me 100 milionë përdores në mbarë botën. Veçanërisht është popullor tek fëmijët ndërsa biznesi i modelit të tij konsiston tek blerjet brenda aplikacionit.

Lexo po ashtu:  Është miratuar vendimi për Mbrojtjen e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut

Roblox është falas për tu shkarkuar por përdoruesit mund të shpenzojnë duke luajtur.

Fatura marramendëse ishte gjeneruar gjatë periudhës së izolimit. Kur ishte kyçur në llogarinë e tij bankare një muaj më vonë kishte vërejtur që mungonin 4,642 paundë.

Ai i kishte telefonuar bankës për të anuluar kartën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *