Me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ambasadori shqiptar në Kosovë, Petrit Malaj mbrëmjen e së mërkurës ka organizaur një pritje, ku kanë marrë pjesë figurat më të larta të Kosovës, që nga Presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Në këtë pritje nuk munguan as politikanë nga Shqipëria, si ministrja e PS-së, Elisa Spiropali, por edhe personalitete të tjera. ”Pritjen e shoqëruan disa pjesë artistike të luajtura nga artistë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vëndeve tona. Urojmë gjithë shqiptarët kudo ndodhen Gëzuar festën e Pavarësisë”,-shkruan Malaj.

Postimi i plotë

Mbrëmjen e djeshme bashkë me stafin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës organizuam pritjen me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Data e pavarësisë kombëtare përfaqëson një festë për të gjithë shqiptarët dhe themelin e shtetit modern shqiptar.

Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Presidentja e Republikës së Kosovës SH.S.ZNJ. Vjosa Osmani, Kryeministri SH.T.Z Albin Kurti, Ministrja për Punët e Jashtme dhe Diasporën SH.S.ZNJ. Donika Gërvalla. Në këtë mbrëmje na nderoj me praninë e saj edhe Ministrja për Marrëdhënie me Parlamentin Shqiptar Znj. Elisa Spiropali.

Lexo po ashtu:  Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqe

Të pranishëm ishin edhe ambasadorët e akredituar në Republikën e Kosovës, anëtarë të trupit diplomatik, ish Presideni i Kosovës Z.Fatmir Sejdiu, përfaqësues të forcave politike, deputetë, anetarë të Kabinetit qeveritar, personalitete nga fusha të ndryshme dhe miq të ambasadës. Pritjen e shoqëruan disa pjesë artistike të luajtura nga artistë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova, dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vëndeve tona. Urojmë gjithë shqiptarët kudo ndodhen Gëzuar festën e Pavarësisë!