Në vitin 2009, Lord David Owen, mjek neurolog dhe ish-Sekretar i Jashtëm Britanik, dhe Jonathan Davidson, profesor i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Universitetin Duke, kryen një studim në lidhje me atë që njihet si sindroma hubris. Për këtë, ata studiuan të dhënat e Presidentëve të SHBA-së dhe Kryeministrave të Mbretërisë së Bashkuar gjatë një periudhe njëqindvjeçare, për të parë nga afër ndryshimin e sjelljes gjatë viteve në pushtet. Ata vunë re se, me kalimin e kohës, lideët me arritje të larta e izoluan veten nga kritikët dhe i mbivlerësuan shanset e tyre për sukses.

Dy studiuesit shpikën termin “sindroma hubris” për të përshkruar kombinimin e dy llojeve të arrogancës: Njëra që lidhet me liderë shfaqin vetëbesim të guximshëm, vizion dhe marrje të rreziqeve dhe tjetra që ka të bëjë me refuzimin për të pranuar këshilla, mungesën e vëmendjes ndaj detajeve, mungesën e gatishmërisë për t’i parë provat dhe për të ndryshuar mendje, krenaria e ekzagjeruar, përbuzja për të tjerët, mungesa e frenimit dhe distancimi nga realiteti.

Lexo po ashtu:  Pritje madhështore Kryeministrit Albin Kurti nga komuniteti shqiptaro-amerikan “Hasan Prishtina” në Waterbury, Connecticut, SHBA

Studiuesit arritën në përfundimin se nuk është suksesi kusht për zhvillimin e sindromës hubris, por vetë pushteti. Sa më i madh të jetë pushteti dhe sa më gjatë të ushtrohet, aq më shumë ka gjasa të zhvillohet sindroma e arrogancës. Me fjalë të tjera, pushteti korrupton. Sa më gjatë të jenë në pushtet udhëheqësit, aq më e lartë është gjasa që ata të zhvillojnë sindromën e arrogancës. Me kalimin e kohës, pushteti shkakton ndryshim të personalitetit.

Presidentët amerikanë

PresidentiÇrregullimi i lidhur me hubrisDëmtim i dukshëm për të tjerët ose ka kërkuar trajtimTipare hubristikeSindroma hubris
Theodore Roosevelt 1901–09Çrregullim bipolarPoPoJo
Woodrow Wilson 1913–21Çrregullime ankthi, çrregullime të mëdha depresioni, ndryshim i personalitetit për shkak të goditjes në truPoPo?
Franklin D. Roosevelt 1933–45AsnjëJoPoJo
John F. Kennedy 1961–63Sëmundja e Addisonit, abuzim me amfetaminatPoPoJo
Lyndon B. Johnson 1963–69Çrregullim bipolar i tipit 1PoPoJo
Richard Nixon 1969–74Abuzim me alkoolinPoPo?
George Ë. Bush 2001–09Historia e problemeve që lidhen me alkoolinPoPoPo

Kryeministrat britanikë

Lexo po ashtu:  ASHAK e sheh shqetësuese gjendjen poltike në vend në kohë virusi. Por ASHAK nuk e shikoj shqetësuese e as reagoi për puçin ndaj Qeverisë në kohë virusi!
KryeministriÇrregullimi i lidhur me hubrisDëmtim i dukshëm për të tjerët ose ka kërkuar trajtimTipare hubristikeSindroma hubris
Herbert Asquith 1908-16Abuzim me alkoolinPoPoJo
David Lloyd George 1916-1922AsnjëPoPoPo
Neville Chamberlain 1937-1940AsnjëPoPoPo
Winston Churchill 194045, 1951-55Çrregullimi depresiv i madh:karakteristikat ciklotimikePoPoJo
Anthony Eden, 1979-90Abuzim me amfetaminënPoPoJo
Margaret Thatcher 1979-90AsnjëPoPoPo
Tony Blair 1997-2007AsnjëPoPoPo
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com