Kosova dhe Serbia kanë përmbyllur ditën e parë të takimit në Shtëpinë e Bardhë. Nikoqirë të takimit, kanë qenë këshilltarë e njerëz të afërt të presidentit amerikan, Donald Trump. Takimi që ka nisur pak para orës 17 (në Kosovë), ka përfunduar pak para orës 22. Delegacionit të Kosovës i ka prirë kryeministri Avdullah Hoti ndërkaq atij të Serbisë, Aleksandër Vuciq…

Në vazhdim, pesë detajet më të rëndësishme nga dita e parë e takimit Kosovë-Serbi në Washington;

1.Kryeministri Hoti ka thënë se ‘nuk ka pasur kurrë marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme nga Shtëpia e Bardhë’. Hoti ka thënë se ‘nesër pritet të përmbyllet një marrëveshje me të vërtetë historike”.

2.Gjatë kohës sa delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë ishin në takim, Aleksandër Vuciq ka bërë një propagandë të madhe në mediat serbe, duke e paraqitur veten si një ‘hero që nuk pranon në asnjë mënyrë të diskutojë njohjen e Kosovës’. Kjo, pasiqë mediat serbe, kanë raportuar se Vuciqit i është lënë një dokument në tavolinë, ku në pikën 1o-të të tij, është përmendur njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Lexo po ashtu:  Ambasada e SHBA-së në Kosovë kërkesë personelit qeveritar amerikan dhe qytetarëve amerikanë: Shmangni sheshet e Prishtinës nga data 10 deri më 17 qershor.

3.Emisari Richard Grenell, ka demantuar këtë lajmin e mediave serbe, duke cicëruar në Tëitter: “Nuk është e vërtetë”.

4,Këshilltari i z.Trump, Robert O’Brien, e ka cilësuar takimin e sotëm si ‘një progres’.

5.Është raportuar se edhe e bija e presidentit amerikan Donald Trump, ka qenë pjesë e takimit, në pjesën e dytë të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *