Pandemia e koronavirusit ka detyruar miliona njerëz të qëndrojnë në  karantinë, duke ju mundësuar atyre më shumë kohë të lirë. Dhe shumë njerëz po përdorin këtë kohë për të mësuar një gjuhë të re.

kompania për mësimin e gjuhëve Duolingo, ka parë rritjen e trafikut në “nivele të larta”, sipas Michaela Kron, menaxher i marrëdhënieve me publikun në Duolingo.

Në nivel global, regjistrimet e reja u rritën me gati 108% nga 9 marsi deri në 30 mars. Për SHBA, pati një rritje edhe më të madhe, me rreth 148%. Kompania nuk pranoi të ndajë sa përdorues të rinj u regjistruan, por Kron tha që ishte “miliona”.

Një studim i kryer në Luksemburg dhe i botuar nga Akademia Amerikane e Neurologjisë, zbuloi se ata që flasin më shumë se dy gjuhë mund të kenë më pak të ngjarë të kenë probleme me kujtesën si Alzheimer dhe dementia. Një studim tjetër, i bërë në Universitetin e Chicikagos, zbuloi se përdorimi i një gjuhe të huaj gjatë marrjes së vendimeve rezultoi në zgjedhje më racionale dhe më pak emocionale.

Lexo po ashtu:  Zelensky jep alarmin: E tërë Bota duhet të përgatitet, Putini mund të përdorë armë bërthamore

Ja 5 gjuhët e huaja që po mësohen gjatë kësaj kohe:

  1. Gjermanisht për anglishtfolësit

Ky kurs u ofron folësve autoktonë anglezë një mundësi për të mësuar rreth kulturës, shprehjeve dhe fjalorit gjerman.

Numri i nxënësve aktualë: 8.18 milion

  1. Anglisht për folësit Portugez

Ky kurs u ofron folësve vendas Portugez një shans për të mësuar në lidhje me strukturën e fjalive angleze, fjalorin dhe kulturën amerikane

Numri i nxënësve aktualë: 11.1 milion

  1. Frengjisht për anglishtfolësit

Ky kurs u ofron folësve autoktonë anglezë një shans për të mësuar rreth lidhjeve të foljeve franceze, idiomat dhe kulturën.

Numri i nxënësve aktualë: 14.4 milion

  1. Spanjisht për folësit anglisht

Ky kurs u ofron folësve autoktonë anglezë një shans për të mësuar në lidhje me kuzhinën Spanjolle, lidhjen e foljeve dhe shprehjet.

Numri i nxënësve aktualë: 25.8 milion

  1. Anglisht për folësit spanjollë

Ky kurs u ofron folësve autokton spanjoll një mundësi për të mësuar rreth gramatikës, fjalorit dhe idiomave në gjuhën angleze.

Numri i nxënësve aktualë: 28.6 milion (business insider)

Lexo po ashtu:  Maduro njofton prodhimin në masë të një ‘ilaçi çudibërës’: 100 % efektiv ndaj COVID. Dokumentet do t’ia japim OBSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *