Sonte në San Siro Inter-i rikthehet të luajë për Seria A pas më shumë se 3 muajsh ndërprerje, në atë që Antonio Conte e konsideron sprintin final pa asnjë kufizim. Zikaltërit aktualisht janë 9 pikë më pak se Juventusi kryesues, por kanë një ndeshje më pak, pikëtrisht këtë të mbrëmjes së sotme kundër Sampdoria-s, e vlefshme për javën e 25. Në prag të takimit Cont është shprehur:
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të fitojmë ndeshjen kundër Sampdorias, do të shkonim në 6 pikë larg dhe nuk do të konsiderohej një diferencë e madhe. Kemi punuar shumë mirë, intensivisht si nga pikëpamja fizike po ashtu edhe taktike. Duam të luajmë këtë fund kampionati në maksimum pa vendosur limite.”Po sonte në mbremje për Seria A Atalanta do të presë Sassuolo-n, ndërsa të shtunën Verona e Kumbullës fitoi 2-1 kundër Cagliari-t, ndërsa Torino barazoi 1-1 me Parmën.




