Vetëvlerësimi i një qenie njerëzore është një nga pasuritë më të brishta që kemi. Sa delikate, aq edhe e çmuar, është ndoshta motori i domosdoshëm që na lejon të arrijmë në fund të ditës ende në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk ka rëndësi se çfarë ferri është zyra apo në cilin rreth të Dantes e keni kaluar ditën tuaj. Duke pasur besimin se ju mund t’ia dilni, ju do të mund të realizoni vërtetë atë që doni. Atëherë, pse lejojmë idiotët të shkatërrojnë gjithnjë gjithçka?

Injoroni ata që mendoni se mund të jenë të dëmshëm në jetën tuaj
Kjo kategori e “qenieve njerëzore” janë gjëja më e dëmshme shoqërore që ekziston. Nuk ka qoshe në tokë që na shpëton nga këto qenie 2-këmbëshe. Kudo që të shkojnë, ata sjellin me vete një mungesë të frikshme delikatese, të kombinuar me një finesë të denjë për bizon të egër dhe, mbi të gjitha, kanë të njëjtën aftësi për të lexuar një situatë, si një majmun me libër në dorë.

Lexo po ashtu:  Histori suksesi/ Njihuni me Arbenitën, ‘akademikja’ shqiptare që po shkëlqen në Japoni

Mos e konsideroni të rëndësishëm opinionin ose këshillën e tyre
Nuk dihet me çfarë mashtrimi apo magjie, por gjithmonë e gjejmë veten të kemi nevojë të merremi me këtë kategori të marrësh. Problemi është kur, për ne, idiotët bëhen të rëndësishëm. Mendimi i tyre fillon të ketë një peshë, e cila asgjëson, si një asteroid, vetëvlerësimin të brishtë. Gjithë sa duhet është një fjalë e gabuar, një koment pa mend ose thjesht një konstatim i bërë në mënyrë jodelikate. Dhe befas, ferri i përmendur më lart nuk është më aq i keq në sytë tanë.

Ata nuk janë njerëz të domosdoshëm, përkundrazi, pa afërsinë e tyre jetojmë më mirë
Në disa raste, idiotizmi më serioz, përmes këtij mekanizmi të shkatërrimit total, mund të infektojë qenie të tjera njerëzore, duke bërë që viktima e gjorë dhe e paditur, të hyjë në një rreth vicioz, i cili shpie drejt depresionit.

Jini të arsyeshme dhe racionale
Idiotët janë të tillë për një arsye, vetë fjala e thotë kështu. Ky term rrjedh nga Latinishtja, dhe është përdorur për t’i atribuar statusinte vet “injorantit”. Mungesa e dijes nënkupton mungesën e gjykimit kritik, gjë që në mënyrë të pashmangshme rrjedh në jetën e njerëzve me të cilët idioti rrethohet.

Lexo po ashtu:  “Dashuria bëhet më e fortë në rrethana vështirësie”. Historia e Claudia Morit dhe Adriano Celentanos

Përzgjidhni njerëzit me të cilët rrini
Marrëdhëniet njerëzore priren të bashkojnë të ngjashmit. Tani, nëse një idiot mund të bëjë një shkatërrim të tillë në jetën tonë private, imagjinoni se çfarë mund të bëjë një kope e tërë. Një kaos i pafund, një sasi dëmi që nuk mund të vlerësohet. Mbi të gjitha, fundosja e pashmangshme e vetëvlerësimit tuaj. Sepse nëse është e vërtetë që idiotët veprojnë si magnet për sivëllezërit e tyre jo të gjakut, por të mendjes, atëherë edhe ju detyrimisht duhet t’i përkisni kategorisë. Madje mund edhe të shkoni shumë së bashku.

E vërtetë, por vetëm pjesërisht. Nga njëra anë, vetëvlerësimi i ulët është një formë idiotësie. Ne gjithmonë tentojmë të nënvlerësojmë aftësitë tona, forcën e karakterit tonë dhe bukurinë e brendshme. Kjo çon në një përfundim, të paekuivok: vetëkënaqësi.

Nga ana tjetër, kur të keni arritur në fund e pusit, mund të ktheheni vetëm lart. Sapo këto qenie të na kenë infektuar me mikrobin e trurit të tyre, ne arrijmë në pikën e zhvillimit të antitrupave aq rezistentë sa që ata nuk rrezikojnë më të kontaktojnë njerëz të tillë.

Lexo po ashtu:  "Mjaft i thatë fëmijës këto 2 fjalë"- Janë ndaluar në gjithë botën dhe duhet t’i ndalojnë dhe prindërit

Gjithmonë ringrihuni në këmbë. Jini më të fortë se ata që ju lëndojnë
Nëse duhet të takoni një idiot dhe ta njihni atë në ditët në vijim, mos kini frikë. Ju ndoshta keni përballur tashmë mijëra prej tyre, dhe karakteri juaj prej çeliku do t’ju lejojë ta shtypni siç duhet. Mos lejoni askënd të dëmtojë vetëvlerësimin tuaj. Kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *