Rreth 6 vite më parë, Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë me ski. Prej shumë kohësh, piloti i Formula 1 qendroi në koma, më pas u bë me dije se gjendja e tij ishte përmirësuar.

Megjithatë, gjithçka ruhet me privatësi të plotë nga familjarët e Schumacher. Së fundmi, po qarkullon lajmi se ai do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni të vështirë, për rigjenerimin e sistemit nervor. Schumacher do të jetë nën kujdesin e një prej mjekëve më të mirë botëror.

Mediat italiane raportojnë se operacioni do të kryhet në ditët në vijim. Piloti 51-vjeçar pritet të zëvendësojë qelizat e dëmtuara me ato të rigjeneruarat. Gjithçka do të realizohet nëpërmjet një teknike inovative të ndërhyrjes në zemër. Pozitive është që Schumacher ka dalë nga koma dhe ky është një tregues që gjithçka mund të shkojë drejt përmirësimit.

Lexo po ashtu:  Antonio Vivaldi ka shkruar operë për heroin tonë kombëtar, Skënderbeun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *