Në një kohë kur theksi është vënë në idealet e rreme, shpesh harrojmë cilësitë që përcaktojnë thelbin tonë si njerëz. Të gjitha gratë janë një burim frymëzimi dhe kanë aftësinë e jashtëzakonshme që të inkurajojnë këdo, nëpërmjet altruizmit dhe dashurisë.

Sidomos kur ato kanë këto cilësi:

Përunjësia

Ne të gjithë përballemi me presion të jashtëzakonshëm për të bërë më të mirën, pavarësisht se ku duam të rritemi. Përulësia është aftësia për të pranuar tiparet tuaja pozitive dhe për ta konsideruar individualitetin tuaj si dhuratën më të bukur të të gjithave. Kjo ju lejon të jeni vetvetja dhe të vlerësoni bukurinë e botës, pa e krahasuar veten me të tjerët.

Mirësjellja

Stresi i jetës së përditshme nuk na jep mundësinë të ndjehemi dhe të veprojmë me ashpërsi dhe gjykim. Aftësia për të bërë një hap prapa dhe për të folur me mirësi dhe me harmoni është një mënyrë shumë më efektive për të komunikuar.

Një grua e aftë ta njohë këtë fakt është ajo që mishëron bukurinë e vërtetë. Ndërvepron kollaj me njerëzit dhe është në gjendje të ofrojë dhe të marrë dashuri në një mënyrë të ekuilibruar, por të bukur.

Lexo po ashtu:  Emrat e viktimave të dhunës në familje vendosen në rrugët e Tiranës

Aftësia për t’u ringritur pas rrëzimit

Të gjitha dështojnë dhe të gjitha bien. Një grua me të vërtetë e bukur e di kur dikush nuk ndihet mirë. Në ka asnjë ngut për të akuzuar dhe gjykuar, por mbetet besnike dhe gjen shumë zgjidhje për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Fleksibiliteti

Një grua me të vërtetë e bukur e di se si të shkojë në pikën ku jeta i jep asaj mundësinë për të korrur të mirat e mundit të saj. Dhe ndodh që elasticiteti i hapave të tyre kalon pikërisht përmes mësimeve më të vështira. Ajo mund të kapërcejë pengesat me fuqinë që ka dhe shpreson se gjërat do të përmirësohen. Ajo do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të kapërcyer këtë barrë dhe nuk do të ndalojë së luftuari, derisa të bëhet e fortë.

Aftësia për të dëgjuar intuitën e tyre

Intuita është një inteligjencë e fshehur dhe, ka shumë të ngjarë, madje edhe një shkencë e fshehur. Gratë lindin me një intuitë për t’u patur zili. Padyshim që do të ketë situata në jetë, kur mendja dhe zemra nuk pajtohen, dhe pikërisht aty është momenti kur shfaqet intuita. Një grua e di kur duhet të besojë në instiktin e saj të brendshëm, edhe nëse nuk ka kuptim për momentin. Ajo do të bëjë atë që duhet të bëjë, sepse e ndjen që shpirti ia ka thënë ta bëjë për një arsye.

Lexo po ashtu:  “Nuk kam shkruar kurrë gënjeshtra, për para”. Mesazhi reflektues i Oriana Fallacit për çdo gazetar

Ndershmëria

Një grua me të vërtetë e bukur e di se si të jetë e ndershme me veten, e di kur nuk është gati, kur nuk është e drejtë dhe kur duhet të veprojë. Ajo ka aftësinë të përdorë këtë cilësi për t’i treguar të vërtetën vetes dhe të tjerëve.

Kurajo

Megjithëse konsiderohet si një cilësi mashkullore, guximi është thelbësor për një grua me të vërtetë të mrekullueshme. Aftësia për të marrë vendime dhe risqe është një aftësi e rëndësishme. Një grua e bukur ka guximin të përballet edhe me frikën më të madhe, duke ditur se ato shfaqen vetëm për t’u mësuar që të bëhen më të forta.

Një zemër e madhe

Gratë janë ato që ushqehen me atë që japin. Një grua e bukur e di se kur duhet të japë, si ta bëjë, kush meriton të marrë gjithçka që ajo ka për të ofruar dhe si të jetojë me të vërtetë./lexo.al

/MekuliPress.com/

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *