Për të përshkruar vitin e tij të parë në Itali mjafton të nisësh nga numrat: 23 gola në 36 ndeshje kampionati e 7 rrjeta në Europa League, kompeticioni që e kurorëzoi lojtarin më të mirë të turneut. Romelu Lukaku ka përjetuar si protagonist absolut vitin e tij të parë tek Inter. Antonio Conte e kërkoi me forcë e ai e shpërbleu me zhurmë golash, duke dëshmuar një raport të shkëlqyer mes tyre që në fillim: “Më ka përmirësuar në gjithcka. Faleminderit mister e kuptova kush jam. Ai e Inter ishin zgjedhja më e mirë, e kuptova që në fillim, që nga seanca e parë stërvitore”.

Zhgënjimi për Europa League e për autogolin e pafat në finalen kundër Sevilla nuk kanë vend në mendjen e Lukaku: “Nuk e mora medaljen pas finales. Dhashë shumë për atë objektiv e nuk më mbeti asgjë në dorë. Mu deshën 4 apo 5 ditë për ta kaluar atë moment, por tani është koha për të parë përpara. Kësaj skuadre dua ti jap gjithcka”.

Një dëshirë për të rifilluar, treguar nga faktet, me 3 gola në 3 daljet e para sezonale që certifikojnë formën e qendërsulmuesit belg. Skena e ardhshme quhet Champions League, testi më i rëndësishëm për ambicjet e krijesës së Contes. Zikaltrit do të përballen në grupin B me Real Madrid, Borussia Moenchengladbach e Shakhtar Donetsk për kalimin në 1/8 e finales. Edhe në këtë front Lukaku mezi pret të vihet në provë: “Sezonin e ardhshëm bëmë mirë në Champions, por duhet që të jetë fusha ajo që flet. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi”.

Lexo po ashtu:  Ky është super trajneri që do të zëvendësojë Zidanen te Real Madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *