Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të një armëpushimi mbi Nagorno-Karabakun, që hyri në fuqi të shtunën. Dy vendet ranë dakord për armëpushimin në rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabak pas 10 orë bisedimesh në Moskë. Armëpushimi do t’i lejonte palët të shkëmbenin robër dhe të tërheqin viktimat.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ndërmjetësoi bisedimet, tha se armëpushimi duhet të hapë rrugën për bisedime të mëtejshme mbi zgjidhjen e konfliktit. Më shumë se 50 civilë, përfshirë fëmijë, mund të jenë vrarë që nga shpërthimi i luftimeve më 27 shtator. Në luftime janë vrarë gjithashtu rreth 400 ushtarë. Mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Nagorno-Karabaku, territor me popullsi kryesisht armene, shpalli pavarësinë nga Azerbajxhani në vitin 1991 gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, duke shkaktuar një luftë që u mori jetën rreth 30 mijë njerëzve para se të arrihej një armëpushim në vitin 1994. Pavarësia e tij nuk njihet në arenën ndërkombëtare.

Lexo po ashtu:  Amerika, Listës Serbe: E dimë saktësisht ku është kufiri – ju jeni parti opozitare në Kosovën e pavarur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *