Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të një armëpushimi mbi Nagorno-Karabakun, që hyri në fuqi të shtunën. Dy vendet ranë dakord për armëpushimin në rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabak pas 10 orë bisedimesh në Moskë. Armëpushimi do t’i lejonte palët të shkëmbenin robër dhe të tërheqin viktimat.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ndërmjetësoi bisedimet, tha se armëpushimi duhet të hapë rrugën për bisedime të mëtejshme mbi zgjidhjen e konfliktit. Më shumë se 50 civilë, përfshirë fëmijë, mund të jenë vrarë që nga shpërthimi i luftimeve më 27 shtator. Në luftime janë vrarë gjithashtu rreth 400 ushtarë. Mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Nagorno-Karabaku, territor me popullsi kryesisht armene, shpalli pavarësinë nga Azerbajxhani në vitin 1991 gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, duke shkaktuar një luftë që u mori jetën rreth 30 mijë njerëzve para se të arrihej një armëpushim në vitin 1994. Pavarësia e tij nuk njihet në arenën ndërkombëtare.

Lexo po ashtu:  Ambasada gjermane lavdëron Qeverinë Kurti, 6 mijë testet që Gjermania ia dha sot Kosovës janë rezultat i punës së shkëlqyer të ish-ministrit Arben Vitia në Qeverinë Kurti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *