Pas Turqisë, edhe në një shtet tjetër bëhet thirrje për bojkotim të produkteve franceze, 40.000 njerëz ia mësyjnë ambasadës

Dhjetëra mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, duke bërë thirrje për bojkotim të produkteve franceze pas qëndrimit zyrtar të shtetit evropian kundër radikalizmit.

Protestuesit e dogjën portretin e presidentit francez, Emanuel Makron, i cili e ka mbrojtur publikimin e karikaturave të profetit Muhamed.

Policia e Bangladeshit nuk i lejoi protestuesit që të arrijnë te vendi për ku ishin nisur – Ambasada e Francës, shkruan BBC.

Autoritetet thanë se rreth 40.000 persona morën pjesë në protestën e organizuar nga partia “Islami Andolan Bangladesh”, që është ndër partitë më të mëdha islamike në shtetin e Azisë Jugore.

Protestuesit u dëgjuan duke brohoritur “bojkotoni produktet franceze” dhe bënë thirrje për ndëshkimin e presidentit Macron.

“Makroni është një nga liderët e paktë që e adhuron djallin”, tha para protestuesve kryetari i partisë që e organizoi këtë protestë, Ataur Rahman. Ai bëri thirrje që qeveria ta dëbojë ambasadorin e Francës.

“Franca është armike e myslimanëve. Ata që e përfaqësojnë atë janë gjithashtu armiqtë tanë”, tha një udhëheqës tjetër i këtij grupi, Nesar Uddin.

Lexo po ashtu:  A do të shkarkohet drejtori i AKI-së, flet deputeti i VV’së

Policia përdori tela me gjemba për të bllokuar një rrugë rreth pesë kilometra larg Ambasadës Franceze, duke ua pamundësuar protestuesve që të arrijnë deri te ndërtesa e rëndësishme diplomatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *