Pas Turqisë, edhe në një shtet tjetër bëhet thirrje për bojkotim të produkteve franceze, 40.000 njerëz ia mësyjnë ambasadës
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareDhjetëra mijëra njerëz marshuan në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, duke bërë thirrje për bojkotim të produkteve franceze pas qëndrimit zyrtar të shtetit evropian kundër radikalizmit.
Protestuesit e dogjën portretin e presidentit francez, Emanuel Makron, i cili e ka mbrojtur publikimin e karikaturave të profetit Muhamed.

Policia e Bangladeshit nuk i lejoi protestuesit që të arrijnë te vendi për ku ishin nisur – Ambasada e Francës, shkruan BBC.
Autoritetet thanë se rreth 40.000 persona morën pjesë në protestën e organizuar nga partia “Islami Andolan Bangladesh”, që është ndër partitë më të mëdha islamike në shtetin e Azisë Jugore.
Protestuesit u dëgjuan duke brohoritur “bojkotoni produktet franceze” dhe bënë thirrje për ndëshkimin e presidentit Macron.
“Makroni është një nga liderët e paktë që e adhuron djallin”, tha para protestuesve kryetari i partisë që e organizoi këtë protestë, Ataur Rahman. Ai bëri thirrje që qeveria ta dëbojë ambasadorin e Francës.
“Franca është armike e myslimanëve. Ata që e përfaqësojnë atë janë gjithashtu armiqtë tanë”, tha një udhëheqës tjetër i këtij grupi, Nesar Uddin.
Policia përdori tela me gjemba për të bllokuar një rrugë rreth pesë kilometra larg Ambasadës Franceze, duke ua pamundësuar protestuesve që të arrijnë deri te ndërtesa e rëndësishme diplomatike.
