Trupi i njeriut përbëhet nga 55 deri në 75 përqind ujë. Por akumulimi i tepërt i ujit në trup mund të shkaktojë fryrje, dhimbje dhe shtim në peshë. Akumulimi i ujit është vetëm një nga shkaktarët e shtimit në peshë, megjithatë ai kontributon për shtimin në peshë me të paktën 2 deri në 5 kilogramë.

Akumulimi i ujit ndodh si pasojë e disa faktorëve. Disa prej tyre janë konsumi i madh i kripës, mungesa e proteinave, mungesa e aktivitetit fizik dhe ndryshimet hormonale. Faktorë më të lartë rreziku janë problemet me zemrën, veshkat dhe marrja e ilaçeve kundër dhimbjeve, kontraceptivëve dhe ilaçeve për zemrën. Ja mënyrat më të mira për të humbur peshën e shkaktuar nga akumulimi i lëngjeve në trup. Si të humbni peshën e krijuar nga akumulimi i lëngjeve Aktiviteti fizik Mungesa e aktivitetit fizik është një nga faktorët kryesorë të akumulimit të lëngjeve në trup. Nëse kryeni aktivitet fizik, indet e këmbëve dhe kyçeve do të lëshojnë lëngjet e mbledhura.

Kujdes me kripën Pakësimi i sasisë së kripës është një nga mënyrat më efikase në humbjen e peshës së krijuar nga akumulimi i lëngjeve. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, sasia ditore e kripës së konsumuar nuk duhet të jetë më shumë se 2300 miligramë në ditë, e barazvlefshme me një lugë çaji. Tregoni kujdes me konsumin e proshutave, sallamrave, djathrave, supave dhe produkteve të tjera të paketuara industriale.

Lexo po ashtu:  Përse na mbron kaq shumë sapuni nga viruset

Më shumë proteina Proteina luan një rol kryesor në ruajtjen e ekuilibrave të lëngjeve në organizëm. Sasia e rekomanduar ditore e proteinës duhet të jetë një gramë për çdo kilogramë të peshës trupore. Burime të mira të proteinës janë produktet e detit, mishi i shpendëve, mishi pa dhjamë i viçit dhe derrit, vezët dhe fasulet. Më shumë kalium Kaliumi është një mineral tepër i përfshirë në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në trup. Ai ndihmon në nxjerrjen e ujit dhe krips nga urina dhe djersa. Sasia e rekomanduar ditore e kaliumit është 4,700 miligramë. Ushqime të pasura me kalium janë barishtet, banania, patatet, avokado dhe domatet.

Më shumë magnez Magnezi rrit prodhimin e urinës dhe uljen e sasisë së ujit të akumuluar në trup. Të rriturit kanë nevojë për 310-420 miligramë magnez në ditë. Magnezi gjendet me bollëk tek barishtet si spinaqi, por edhe tek avokado, bajamet dhe fasulet e zeza. Hidratimi Hidratimi është shumë i rëndësishëm për nxjerrjen e ujit të tepërt nga organizmi. Ekspertët rekomandojnë pirjen e një gote me ujë përpara çdo vakti ose ushqimi të konsumuar gjatë ditës. Përveç ujit, ju mund të konsumoni ushqime që kanë rol hidratues siç janë shalqini, selinoja, kastraveci dhe luleshtrydhet.

Lexo po ashtu:  Lëngu i mishit, shëruesi ideal për organizmin tuaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *