Efektet negative të Covid-19 do të ndihen edhe në mjedis. Madje në terma afatgjatë. Maskat që janë të bërë të detyrueshme në shumicën e vendeve të botës janë “armiku” i ri i mjedisit.

Këtyre pajisjeve sanitare u duhen deri në 450 vjet për t’u dekompozuar. Konkluzioni ka dalë nga një vlerësim që ka bërë Departamenti për Mjedisin Detar në Shërbimin Federal të Shëndetit Publik në Belgjikë, i cili nisi fushatën e ndërgjegjësimit “Deti nis nga shtëpia jote”, për të inkurajuar qytetarët t’i hedhin maskat në një kazan plehrash ose të përdorin maska të ripërdorshme.

Sipas ekspertëve, kriza e koronavirusit u shton gjithnjë e më shumë maska, doreza dhe shishe me xhel hidro-alkoolik sasisë prej 8 milion tonë mbetje plastike që përfundojnë në det çdo vit. Kafshët detare mund të ngatërrohen në maskat e hedhura ose t’i marrin ato për kandila deti duke i gëlltitur ato. Pa harruar rrezikun që mikro-grimcat plastike mund të përfundojnë në pjatat tona.

Lexo po ashtu:  Publikohen rregullat, si do të regjistrohet diaspora! Zbardhet drafti për votën e emigrantëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *