Anëtari i Parlamentit Europian Francez, Pierre Larrouturou, ka hyrë në një grevë urie, për të kërkuar shpërndarje më të mirë të fondeve për shëndetin dhe çështjet sociale.

“Unë do të qëndroj në Parlament ditë e natë pa ushqim,” ka deklaruar Larrouturou. Qëllimi im nuk është të vdes por të shmang me miliona vdekje.’’

Sa i takon me Paktit të Klimës dhe Punëve, ai bën thirrje për një taksë mbi transaksionet financiare në mënyrë që Bashkimi Evropian të mund të përmbushë qëllimet e tij në mbrojtjen e klimës dhe politikën shëndetësore.

‘’Eshtë e turpshme të dëgjosh se nuk ka para për shëndetin, klimën, punësimin, ndërsa tregjet financiare nuk kanë qenë kurrë kaq mirë”, shkroi Larrouturou, i cili kryeson partinë politike Nouvelle Donne (New Deal).

Ndër të tjera, Larrouturou tha se taksa do të bëjë të mundur që të shlyhen borxhet prej 750 miliardë euro (881 miliard dollarë) nga fondi i rigjenerimit të koronavirusit të BE që u miratua gjatë verës. Në marrëveshjen, e krerëve të qeverive të BE, u fut një taksë e ngjashme me atë të transaksioneve financiare, por pa një afat konkret. Diskutimet për një taksë të tillë kanë vazhduar për disa vite, por pa sukses.

Lexo po ashtu:  Mbyllet gazeta ‘Express’ pas 16 vjetësh, mesazhi i fundit: Kënaquni me telefonat e qelbur!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *