Samsung tha se për tre mujorin e tretë të 2020-ës fitimi është rritur në divizionin mobil me 51% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.
Biznesi mobil i Samsung shënon rritje rekord
Sipas Samsung, pavarësisht pandemisë, fitimet e biznesit mobil janë rritur në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë.

Kompania thotë se ka ardhur si rezultat i flagshipëve si Galaxy Note 20 dhe Z Fold 2 si dhe shumë modele për masat.

Samsung tha se për tre mujorin e tretë të 2020-ës fitimi është rritur në divizionin mobil me 51% krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Gjiganti Korean pati rritje edhe në biznesin e ekraneve, ku llogariten ekranet e shitur tek kompani të tjera si ekranet OLED në linjën iPhone 12, dhe çipet memories të cilët shkojnë tek telefonët, serverët dhe kartat grafike.

Në tërësi fitimi i kompanisë për tre mujorin e tretë të 2020-ës ishte 8.2 miliardë dollarë, 52% më shumë se vitin e kaluar.

Lexo po ashtu:  E mora shoqëzen për krahë!

Por në tremujorin e tretë pritet një rënie për shkak të konkurrencës në rritje në industrinë mobile dhe ngadalësimin e porosive për çipe. Në 2021 kompania do të shtyjë më tepër në drejtim të teknologjisë 5G, ekraneve më të avancuara dhe televizorëve me teknologjinë Quantum Dot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *