Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar afro 100 mijë raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve, duke regjistruar kështu shifrën më të lartë ditore deri tani.

Këto shifrat tejkalojnë çdo regjistrim tjetër në mbarë botën, duke e tejkaluar edhe Indinë e cila ditë më parë ka regjistruar mbi 97 mijë raste brenda një dite.

Pandemia COVID-19 deri më tash në SHBA ka vrarë afro 230 mijë njerëz, ndërsa në numrin total e të infektuarve, Reuters shkruan se ka kaluar shifrat e nëntë milionë rasteve. Rritjet masive të infektimeve me koronavirus janë regjistruar ditëve të fundit të fushatës zgjedhore, ndërsa në 13-të shtete, janë arritur nivele rekorde sa i përket pacientëve të shtruar në spital.

Shtetet e mëdha që konsiderohen kryesore në zgjedhjet presiencialë të 3 nëntorit si Ohio, Michigan, Carolina e Veriut, Pennsulvania dhe Ëisconsin, kanë regjistruar shifra rekorde të infektimeve me koronavirus, ndërsa dy kandidatët për presidentë, Donald Trump dhe Joe Biden, po vazhdojn fushatën e tyre elektrorale.

Lexo po ashtu:  Gjermanët kanë ulur kokën. Serbia, për fat të keq, nuk e ka ulur kokën*

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *