Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar afro 100 mijë raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve, duke regjistruar kështu shifrën më të lartë ditore deri tani.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Këto shifrat tejkalojnë çdo regjistrim tjetër në mbarë botën, duke e tejkaluar edhe Indinë e cila ditë më parë ka regjistruar mbi 97 mijë raste brenda një dite.
Pandemia COVID-19 deri më tash në SHBA ka vrarë afro 230 mijë njerëz, ndërsa në numrin total e të infektuarve, Reuters shkruan se ka kaluar shifrat e nëntë milionë rasteve. Rritjet masive të infektimeve me koronavirus janë regjistruar ditëve të fundit të fushatës zgjedhore, ndërsa në 13-të shtete, janë arritur nivele rekorde sa i përket pacientëve të shtruar në spital.

Shtetet e mëdha që konsiderohen kryesore në zgjedhjet presiencialë të 3 nëntorit si Ohio, Michigan, Carolina e Veriut, Pennsulvania dhe Ëisconsin, kanë regjistruar shifra rekorde të infektimeve me koronavirus, ndërsa dy kandidatët për presidentë, Donald Trump dhe Joe Biden, po vazhdojn fushatën e tyre elektrorale.
