Nga Matthew Walther

Presidenti Trump ka shpallur datën e bisedimeve të tij me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në të vetmen mënyrë që di ta bëjë, në Twitter, pa asnjë parapërgatitje dhe me minimumin e hollësive.

Edhe stili, edhe formati i kësaj shpalljeje ngjajnë më të përshtatshëm për reklamimin e episodit të radhës të një programi Reality TV, ku spikat Miss Universe, apo ku është ftuar Don King, se sa një samit ndërkombëtar që ka dekada që përgatitet. Ne kemi parë Kollare Trump dhe Vodka Trump: Kjo, i bie të jetë Korea Trump. Në një farë mënyre, është brilante.

Refuzimi i Trumpit – ose është ndoshta paaftësi – për të bërë dallimin mes fjalorit, sintaksës, dhe ritmit të prozës, që janë të përshtatshme për një fushatë marketingu, dhe gjuhës së rëndë, të menduar prej një kohe të gjatë, që përdor diplomacia, është një prej sekreteve të kësaj magjepsjeje tejet të çuditshme.

Por gjëja vërtetë mbresëlënëse për shpalljen e Trumpit, është fakti që konferenca që ajo paralajmëron, do të ndodhë.

Mënyra se si presidenti i bën gjërat, duke kaluar brenda një viti, nga kërcënimi me luftë bërthamore, tek një takim kokë më kokë me një despot aziatik, është një mister absolut. (Ndoshta Mike Pompeo, nëse ia mëson ndonjëherë mbiemrin Kimit, do të na e shpjegojë në kujtimet e tij, ashtu siç bëri Kisingeri me hapjen e Niksonit ndaj Kinës, në librat e tij shumë të gjatë).

Lexo po ashtu:  Rama dhe vetëkurthi me mediat

Të quash administratën Trump një fole nepërkash do të ishte fyerje e paprecedentë ndaj gjarpërinjve. Natën para se Trumpi të shpallte takimin me Kimin, u raportua se ish këshilltari i tij numër një, ishte shënjestër e një komploti nga një bandë investitorësh nga Katari, të cilët hodhën më shumë se 7 milion dollarë në një ligë basketbolli, për të siguruar qasje tek presidenti. Pasardhësi i Stephen Bannon, që përgjithësohet si më mendjekthjellti në Shtëpinë e Bardhë, del në media një herë në dy javë, për frenat që i vë shefit të tij.

Ndërkohë, në Kongres partia e Trumpit përbëhet nga të marrë që luftojnë me njëri-tjetrin, të udhëhequr nga këshilltarë të dikurshëm dhe të ardhshëm, që e përbuzin atë. Opozita dhe ndjekësit e saj e urrejnë me pasionin që zakonisht u rezervohet personazheve të këqinj në librat me figura. Mbështetësit e tij më të devotshëm janë pjesëtarë të vëllazërive, nazistë dhe pensionistë të pafajësueshëm në Amerikën e mesme. Praktikisht, e vetmja gjë e mirë që po i ndodh Trumpit, është besnikëria e pamend e Sarah HUckabee Sanders, që edhe ajo nuk pritet të zgjasë shumë.

Lexo po ashtu:  Distancohuni nga dhuna ndaj gazetarëve Kryeministër!

Në një farë mënyrë mes gjithë kësaj trazire, ajo që Trumpi dëgjon përsëlargu janë zërat e paraardhësve të tij republikanë, Eisenhouer dhe Bush, që flasin për paqe. A do të jetë e suksesshme kjo përpjekje e tij me Korenë e Veriut? Në fakt, domethënia e suksesit këtu është një pyetje e hapur. A po kërkon Trumpi që t’i japë fund programit bërthamor të Kimit? Liberalizim në Fenian? Ribashkim i Gadishullit Korean? A e di ai vetë? Kjo është në dyshim të madh.

Gjithësesi, ka rëndësi fakti që ky takim po ndodh. Tani, ashtu sikurse shumë prej kritikëve të tij më të palodhur vazhdojnë të na kujtojnë, thjesht fakti i një takimi mes presidentit të SHBA dhe kreut aktual të dinastisë Kim, nuk është në vetvete një arritje. Kjo sigurisht që është e vërtetë, por sërish ngrihet pyetje, përse ia doli t’i shmanget shumë prej paraardhësve të tij?

Asnjë gazetar që e respekton veten, nuk duhet të përgëzojë politikanët për skemat e tyre. Shumica e zyrtarëve tanë të zgjedhur, as nuk i kuptojnë broçkullat që lexojnë në telepromtera, apo i recitojnë me një lumturi pothuaj mekanike, në programet televizive kabllore. Projektet e hartuara nga pjesëtarët e stafeve të tyre të paguar keq, janë pothuaj të gjithë njësoj qesharakë. Kur ia dalin, zakonisht është çështje fati.

Lexo po ashtu:  Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm

Një arsye përse e pëlqej presidentin më pak se shumica e politikanëve, është se ai nuk tërhiqet para këtyre të vërtetave. Mungesi total i interesit që ai tregon ndaj politikëbërjes dhe mungesa pothuaj totale e përmirësimit në deklaratat publike, e bëjnë shënjestër të gjithë cinikëve. Eshtë e qartë se për tregtinë, imigrimin, Afganistanin, Sirinë, Iranin dhe tani Korenë e Veriut, ai improvizon rrugës. Eshtë thjesht një përpjekje reklamash ad-hoc.

E megjithatë, cilatdo qofshin metodat dhe qëllimet e tij, nëse Trumpi ia del të përmirësojë jetët e miliona të gjorëve në Korenë e Veriut, pa lëshuar as edhe një raketë të vetme, ai jo vetëm do të jetë një prej njerëzve më fatlumë në historinë e vonë, por edhe – ndoshta aksidentalisht – një prej më të mirëve. / The week /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *