Ekspertët thonë se portokalli duhet ngrënë çdo ditë sepse prej tij organizmi merr 6 përfitime të menjëhershme.

Portokalli është fruti më e preferuar e miliona njerëzve në botë. Një kombinim perfekt mes të ëmblës dhe të thartës, portokalli është plot shije dhe mbi të gjitha plot vlera, shkruan “AgroWeb”.

Përfitimet e portokallit janë:

Sy të shëndetshëm dhe shikim të mprehtë

Portokalli përmban shumë vitaminë C ose përafërsisht 116% të vlerës së rekomanduar ditore. Vitamina C është e dobishme për shëndetin e syve dhe ul rrezikun e perdes së syve, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ngadalëson progresin e sëmundjeve të syve si pasojë e moshës. Portokalli përmban shumë betakaroten, që në organizëm kthehet në vitaminë A e cila na ndihmon të shohim edhe në errësirë.

Më pak rrezik nga sulmi në tru

Këto frute përmbajnë flavanonë që ulin rrezikun e sulmit në tru. Për më tepër, vitamina C është parandaluese e hemoragjisë cerebrale.

Portokalli dhe oreksi

Portokalli është një burim shumë i mirë fibre. Një kokërr e vetme përmban 12% të dozës së rekomanduar ditore. Fibra rregullon lëvizjen e zorrëve, ul kolesterolin, mban nën kontroll sheqernat në gjak, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Fibra ngadalëson tretjen ndaj ju do të ndiheni më të ngopur dhe për shumë gjatë.

Lexo po ashtu:  A duhet të shtoni mjaltë në kafe?

Portokalli kundër radikaleve të lira

Fibra dietike që gjendet tek portokalli ul rrezikun e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat, ndërsa i gjithë fryti është i dobishëm kundër qelizave të dëmshme tumorale të mushkërisë, stomakut, gojës, laringut dhe ezofagut.

Lëkurë më e shëndetshme

Një portokall në ditë e bën lëkurën tuaj më të shëndetshme. Portokalli përmban vitaminë C që e ndihmon organizmin të sintetizojë kolagjenin, një proteinë e dobishme për një lëkurë të shëndetshme. Marrja e vitaminës C çdo ditë ka shumë përfitime në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sepse ruan shëndetin e enëve të gjakut.

Trup i shëndetshëm

Vitamina C tek portokallet është e rëndësishme për rritjen dhe rikuperimin e indeve. Vitamina C shëron plagët dhe ruan shëndetin e kockave. Studimet kanë zbuluar se konsumi i të paktën 400 mg vitaminë C në ditë përmirëson funksionet e muskujve dhe largon dhimbjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *