Rrjeti social Twitter vazhdon t’ia bllokojë ‘cicërimat’ në këtë platformë presidentit amerikan Donald Trump.

Përmbajtjet që Donald Trump po i plason në Twitter po etiketohen si përmbajtje e diskutueshme që mund të dërgojë në mashtrim apo çorientim në lidhje me zgjedhjet ose ndonjë proces civil, shkruan Express.

Në dy cicërimat e tij, Donald Trump ka hedhur akuza për numërimin e votave me postë, vota këto që ia kanë përmbysur rezultatin në shtetet kyçe, e në të cilat rivali i tij Biden tashmë është duke prirë.

Gjithashtu, ai ka akuzuar edhe Demokratët për manipulim të votimit me postë.

“Si ndodh që sa herë që ata numërojnë deponitë e votave me postë, ata dinë të jenë kaq shkatërrues në përqindjen dhe fuqinë e tyre të shkatërrimit?”, tha kandidati republikan tutje në llogarinë e tij.

Sipas sondazheve, kandidati demokrat, Biden, po prin me 227 vota elektorale, gjersa Trump ka mbledhur 213 sosh. Kandidatëve do iu duhen 270 vota për t’u shpallur president.

Lexo po ashtu:  Zbulohet fosili i ‘dragoit të detit’ - 180 milionë vjet i vjetër, 10 metra i gjatë

Kur janë numëruar shumica e votave të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, sipas rezultatit të deritashëm, ish-nënpresidenti amerikan në mandatin e Barack Obamas dhe miku i madh i Kosovës, Joe Biden, do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Duke u bazuar në bazën e të dhënave të televizionit Fox News, Joe Biden deri më tani i ka siguruar 238 vota të Kolegjit Elektoral, ndërsa rivali Donald Trump i ka 213. Për ta marrë mandatin e presidentit, një kandidat duhet t’i ketë 270 vota të tilla

Deri më tani dhe nga fillimi, Joe Biden ka prirë me vota në shtetin me popullsinë më të madhe në Shtetet e Bashkuara dhe që ka numrin më të madh të votave në Kolegjin Zgjedhor – Kaliforni – si dhe në shumë shtete tjera me peshë, si Illinois, New York, Washington, Wisconsin dhe Arizona.

Ndonëse në fazën e parë të numërimit dhe për disa orë në vazhdim ishte në disavantazh në Michigan, Joe Biden e përmbyti epërsinë prej rreth 200 mijë votash në këtë shtet dhe tani është vetë në epërsi me rreth 18 mijë vota.

Lexo po ashtu:  Deputetja ukrainase rrokë kallashnikovin kundër agresorit rus: Përpara Ukrainë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *