Polica e EULEX-it bashkë me ekipe nga Gjykata Speciale, ka dy orë që kanë nisur bastisjen në shtëpinë tjetër të Jakup Krasniqit e cila gjendet në fshatin Negroc të Drenasit.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Policia kishte nisur një bastisje në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm në shtëpinë e Krasniqit në lagjen “Velania” në Prishtinë, ndërsa rreth orës 17:00 bastisja ka nisur edhe në shtëpinë në fshatin Negroc, pas autorizimit që kanë marrë nga familja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, i cili sot u arrestua nga Gjykata Speciale.




