një komunikatë për media nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, thuhet se Krasniqi u arrestua sot në Kosovë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.

“Arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (“ZPS”) në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

“Në kryerjen e arrestimit, ZPS-ja pati mbështetjen operative dhe logjistike të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në”, thuhet në komunikatë.

Ata kanë bërë të ditur se në kohën e duhur do të jepet informacion i mëtejshëm duke përfshirë informacion mbi publikimin e aktakuzës me redaktimet e nevojshme.

“Në pajtim me rregullën 88 të Rregullores së Procedurës dhe tëProvave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, thuhet në komunikatë.

Lexo po ashtu:  Ambasada Amerikane: Partitë ta respektojnë vendimin e Kushtetueses, të mundësohen zgjedhje të lira

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *