I nderuari President i ShBA-ve, Joe Biden,

MekuliPress ju uron fitoren e sigurtë e shumë të vlefshme për popullin amerikan. Fitorja juaj është fitore edhe e intelektualëve planetarë, është fitore e demokracisë kundër ekstremizmit politik, fetar, social e diplomatik. Është fitore e fjalës së lirë, mendimit kritik e të pavarur.

Fitorja e juaj është fitore e shumëdëshiruar sepse është fitore për Vetëvendosje e jo për imponime.
Ju, diplomacia amerikane, vërtetë keni bërë shumë për demokracinë planetare, vërtetë keni bërë shumë për popullin amerikan, dhe gjithsesi edhe për ne shqiptarëve dhe për shumë popuj të tjerë liridashës.
Ne si medium i pavarur, sikur edhe shumë shqiptarë të tjerë anë e mbanë planetit, jemi të gëzuar me fitoren e juaj ndaj forcave regresive, Kultit të personalitetit e ndaj retorikës raciste e gati-gati fashiste, retorikë që tanime ishte në rrezik të normalizohej e pranohej në fjalorin publik amerikan si diçka “normale” dhe e “zakonshme.”

Urime gjithë qytetarëve amerikanë.

Redaksia, MekuliPress
Berlin – Oslo – Tiranë

Lexo po ashtu:  Deputeti gjerman Beyer me akuza të rënda për presidentin e Kosovës: Po përgatit një pazar të ndyrë në kurriz të Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *