Në Kosovë janë miratuar sot masat e reja anti-Covid. Qeveria ka vendosur që procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat të organizohet në formën online.

“Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, organizohet në formën online, ndërsa provimet, puna praktike dhe laboratorike organizohen duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKShPK-së dhe MSh-së”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e premte (13 nëntor). Gjithashtu, Qeveria ka bërë kategorizimin e komunave sipas numrit të personave të infektuar.

Lexo po ashtu:  Qeveria e Kosovës miraton vendimin për subvencionimin e energjisë prej 90 milionë euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *