2-vjeçarja Arietts Grace Barnett po luante me motrën e saj katërvjeçare në shtëpi, kur gëlltiti një produkt pastrimi.

Ajo është dërguar në spital më 28 qershor të këtij viti. Sipas deklaratave, mjekët e diagnostikuan me ‘gastroenterit’- inflamacion stomaku që ndodh në raste infeksionesh – pasi kishin kërkuar në ‘Google’ përbërësit e produktit, në vend që të përdornin një bazë të dhënash. Ata i vendosën diagnozën në datën 2 korrik, por fatkeqësisht ajo humbi jetën 11 ditë më vonë, në Spitalin e Përgjithshëm të Southampton-it, SHBA.

Në gjykatë, Dr.Nicola Trevelyan, tha se ajo dhe një koleg i saj kishin kërkuar në internet, në vend që të përdornin një bazë të dhënash për helmimet, për të kontrolluar se sa i dëmshëm është produkti. Pediatri konsulent tha gjithashtu se për shkak se një i rritur nuk e kishte parë vogëlushen në momentin që gëlltiti kapsulën ‘Toilet Duck’, iu desh të merrte parasysh mundësi të tjera.

Dëshmitare e ngjarjes ishte vetëm vajza katërvjeçare, që i tha mamasë së saj që e motra kishte gëlltitur një tabletë që përmbante një xhel të trashë.

Lexo po ashtu:  PESHKU dhe turizmi shqiptar (Video)

Kur u pyeten pse nuk u krye një ekzaminim i brendshëm i gastroskopisë, i cili duket poshtë fytit, Dr.Trevelyan tha se ishte e dukshme që “rreziku i tejkalonte përfitimet”.

“Nuk ishte një pamje e drejtpërdrejtë. Kishte shenja që nuk përshtateshin me gastroenterit”.

Hetimet rreth kësaj ngjarjeje vazhdojnë edhe sot.

Burimi: The Telegraph

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *