Presidenti kinez, Xi Jinping ka propozuar përdorimin e një kodi QR- Quick Response Code – Kod i Përgjigjes së Shpejtë – global për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve në këtë kohë pandemie. Kodi në fjalë ka krijon mundësi për lokalizim dhe gjurmim online, duke zgjidhur një ndër problemet kryesore sot. Jinping e bëri propozimin e tij gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e G20 dhe sipas tij ky kod do të përfshijë njohjen reciproke të të dhënave të tilla si certifikata shëndeti, testin e acidit nukleik që provon praninë e patogjenëve. Të inegruar në formën e kodi QR këto të dhëna online të shkëmbyeshme mes shteteve do të krijonin lehtësi të madhe pë lëvizjen e njerëzve duke mos cenuar sigurinë.

“Ne shpresojmë se shumë shtete do të marrin pjesë në këtë mekanizëm. Duhet të standardizojmë më tej politikat dhe të krijojmë gjurmimin e shpejtë për të lehtësuar lëvizjen e rregullt të njerëzve”, tha ndër të tjera Xi.

Teknikisht propozimi nuk ka të sharë, por këtu çështja është te të dhënat dhe interesi i shteteve për të ofruar informacione të tilla. Mjafton debati për origjinën e pandemisë për të kuptuar se sëmundja është pjesë e strategjive shtetërore në kohën që flasim.

Lexo po ashtu:  Italia dhe Franca janë vendet që kanë humbur nga përdorimi i euros

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *