Shkencëtarë të Institutit Max Planck në Drezden të Gjermanisë në bashkëpunim me kërkues nga Instituti për Kafshë Eksperimentale në Tokio kanë arritur të realizojnë një fetus majmuni me tru të rritur duke ndërfutur gene njerëzore.

Në të vërtetë bëhet fjalë për një gen që gjendet vetëm te njeriu, ARHGAP11B, i cili nxit krijimin e qelizave staminale në tru, që është partakusht për një tru më të madh. Më herët ishte eksperimentuar ndikimi i këtij geni te minjtë që çon në rritjen e neokorteksit, pjesa e trurit që përgjigjet për aftësitë konjitive përfshirë arsyetimi dhe e folura. Dy cilësi që e dallojnë njeriun nga çdo specie tjetër.

Eksperimenti provoi se kur ky gen mundësohet të shprehet në nivel fiziologjik te majmunët marmoset çon në zmadhim të neokorteksit, jo vetëm duke çuar në një hibrid krejt të ri, por duke provuar madje se ky gen mundet të ketë qenë shkaku i neokrteksit te njeriu, pra I aftësive të tij specifike.

Te njeriu neokorteksi është 3 herë më i madh sesa të shimpanzetë që mbahen si më të afërtit me ne. Si mbërriti njeriu këtu? Në vitin 2015 u evidentua ndikimi I genit në fjalë duke dhënë kështu një shpjegim që është deri diku bindës. Eksperimenti me marmosetët e konfirmoi rolin e këtij geni që në nivelin e fetusit duke inxhinieruar kështu një prototip tnasgjenik marmoseti truri i të cilit u rrit dy herë më shumë në madhësi nga normalja në 100 ditë dhe kafka u bë më e sheshtë.

Lexo po ashtu:  Bukuresht 1923/ Kur Asdreni deklaronet pasurinë: - Kam një shtëpi pa çati në Drenovë, një arë e një vreshtë

Pikëpyetja që mbetet këtu nga perspektiva evolucioniste është se çfarë çoi në prodhimin e këtij geni që stimulon rritjen e neokorteksit dhe për pasoja aftësive unike të njeriut, ndërkohë që vetë eksperimenti është një ndër ato shakatë me zarar që mund të dalin jashtë kontrollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *