Analisti amerikan, Janusz Bugajoski, i afërt me zhvillimet në Ballkan shprehet se Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar se Kosova mund të pushtohet nga trupat serbe.

Janusz Bugajski, analist amerikan që njeh mirë zhvillimet në Ballkan, thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka dhënë paralajmërim të fshehur se Kosova mund të pushtohet nga trupat serbe.

Sipas Bugajskit, ky paralajmërim u dha duke e lidhur çështjen e Kosovës me atë të rajonit të Karabakut, që u mor nga Azerbajxhani. Megjithatë, ai thotë se rasti i Kosovës nuk është i ngjashëm me atë të Karabakut.

Shkrimi i plotë i Bugasjkit, i botuar në DITA

Rimarrja e rajonit të Karabakut nga ushtria e Azerbajxhanit prej Armenisë i ka hapur rrugën një stuhie zemërimi dhe ambiciesh në lindjen e Europës.

Në Ballkanin Perëndimor, kjo mund të ripërtërijë aspiratat e qeverisë serbe për të ripushtuar Kosovën, ndërsa në Gjeorgji, Ukrainë dhe Moldavi kjo mund të konsolidojë bindjen se territoret e pushtuara aktualisht nga Rusia, në fund të fundit, do të rifitohen.

Përkundër paralajmërimit të mbuluar të Presidentit serb Aleksander Vuçiç se Kosova mund të pushtohet sërish nga trupat serbe, rasti i Kosovës është më pak i ngjashmi me atë të Karabakut. Në vend që kërcënimet dhe krahasimet e Vuçiç thjesht të hidhen poshtë, deklarata të tilla kanë nevojë për një shqyrtim të kujdesshëm, nëse duam që të kuptohen mësimet (e marra) nga Karabaku.

Si Kosova ashtu edhe Karabaku ishin rajone autonome brenda republikave – përkatësisht Serbisë dhe Azerbajxhanit – që ishin të varura nga struktura më të mëdha shtetërore – Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik. Kur këto u shpërbënë, u shfaqën dallime të shumta e thelbësore midis dy rajoneve, nëse merret për bazë natyra e luftës dhe përgjigjia ndërkombëtare.

Lexo po ashtu:  NATO paralajmëron: KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti

Forcat armene dëbuan ose zhvendosën mbi 800,000 civilë azeri nga Karabaku e rajonet fqinje dhe krijuan aleancë ushtarake me Rusinë për të mbajtur territoret e okupuara. Krejt e kundërta ka ndodhur në Kosovë, ku, gjatë rënies së Jugosllavisë, forcat qeveritare serbe dëbuan ose zhvendosën gati një milion të shumicës shqiptare së popullatës dhe pretenduanqë territori ishte Serbi. Një qeveri që dëbon dhe vret një grup etnik në një rajon të caktuar, në të cilin ata janë shumicë, e dëmton ligjitimitetin e vet për ta kontrolluar atë popull ose territorin e tij.

Po aq e rëndësishme është se një forcë ndërkombëtare e udhëhequr nga NATO ndërhyri në Kosovë për të parandaluar vrsjet e mëtejshme në masëdhe dëbimet dhe i dha fund kontrollit shtypës të Beogradit. Pavarësia dhe shtetësia e Kosovës u njohën nga mbi njëqind vende, përfshirë të gjithë anëtarët e NATO-s, përveç katër (shteteve). Vendi ka krijuar institucione demokratike të monitoruara nga afër prej institucioneve ndërkombëtare dhe po ndërmerr hapat e parë drejt pranimit në BE.

Krejt ndyshe me Karabakun qëasnjë vend nuk e pat njohur si shtet të pavarur, madje as Armenia apo Rusia, dhe ku asnjë forcë paqeruajtëse ndërkombëtare nuk u lejua të hynte.

Lexo po ashtu:  Dardan Molliqaj ja futë shuplakë policit të Republikës, Reagon qeveria pas protestës

Tre mësimet kryesore që dalin nga lufta e Karabakut mund të zbatohen në mënyrë më të frytshme në territoret e marra prej Moskës nga Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina: status quo janë të përkohshme, paqeruajtësit rusë janë të dëmshëm dhe marrëveshjet për statusin përfundimtar janë thelbësore.

Një status quo nuk zgjat pafundësisht, veçanërisht nëse dy protagonistët insistojnë në zgjidhje diametralisht të kundërta. Termi “konflikt i ngrirë” është një keqinformues. Më saktë, këto janë konflikte të pazgjidhura, negociatat për të cilat bllokohen ose devijohen qëllimisht nga njëra prej palëve dhe ndërmjetësimi ndërkombëtar është i dobët ose sporadik. Negociatat mbi rajonin e Transnistrisë së Moldavisë, Donbasit në Ukrainës, Abkazinë dhe Osetinë e Jugut të Gjeorgjisë, si edhe për Karabakun e Azerbajxhanit nuk u zgjidhën pas luftërave dhe okupimeve fillestare, duke rritur kështu perspektivat për rishpërthim.

Një mësim i dytë themelor është se paqeruajtësit rusë dobësojnë thellësisht shtetin pritës. Ato jo vetëm që pengojnë kontrollin mbi territore nga kryeqyteti i dobësuar, por, gjithashtu, përdoren për të legjitimuar grupimet separatiste, për të krijuar autoritete paralele, për të ndarë institucionet shtetërore, për të ushtruar presion mbi qeverinë qendrore dhe për të bllokuar vendin në përparimin e tij drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Forcat ruse në rajonin e Transnistrisë të Moldavisë janë një shembull i mirëfilltë.

Moska ka llogaritur që vendosja e forcave të saj në Karabak do t’i ofrojë një ndikim më të madh në kufizimin e aspiratave perëndimore të Azerbajxhanit, teksa mban dominimin e saj mbi Armeninë.

Lexo po ashtu:  Gjermania po mendon të mbyllë kufitë gjatë dimrit, Mërgimtarët shqiptarë të mërzitur - Mund të ndalohen të mos vinë as dimrit në atdhe...

Një mësim i tretë nga Karabakuështë se territoret e ndara gjatë luftërave kërkojnë legjitimitet ndërkombëtar në lidhje me statusin e tyre përfundimtar, në mënyrë që të garantojnë pavarësinë dhe sigurinë e tyre. Kosova është shembulli më i qartë i një rruge relativisht të shpejtë nga ndarja territoriale në shtetësi gjerësisht të njohur, përtej kundërshtisë së Serbisë.

Megjithëse Kremlini është përpjekur të gjenerojë një rezultat të ngjashëm në Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, vetëm gjashtë vende, përfshirë vetë Rusinë, i kanë njohur ata si të pavarura; ata janë të përjashtuara nga organizatat ndërkombëtare; dhe Gjeorgjia është e vendosur t’i rimarrë. Po ashtu, aneksimi i plotë i gadishullit të Krimesë prej Ukrainës nga Rusia nuk njihet ndërkombëtarisht si legjitim.

Një mësim tjetër në arenën europiane është se angazhimi i vazhdueshëm i BE dhe SHBA ka më shumë të ngjarë të zgjidhë konfliktin dhe të ofrojë siguri të qëndrueshme. Në të kundërt, Kremlini përllogarit qëndërmjetësimi i tij të çojë përpara ambiciet e veta strategjike duke krijuar “shtete të ngrira” që nuk mund të përparojnë drejt institucioneve ndërkombëtare. Megjithëse Azerbajxhani i ka rifituar territoret e tij përmes luftës, ai mund të bëhet më i varur nga Kremlini. Moska mbetet ndërmjetësuesi kryesor midis Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe paqeruajtësit rusë tani do të patrullojnë për një kohë të pacaktuar rajonin e rimarrë të Karabakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *