Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Gjermania po përgatitet të zgjasë karantinën ndërkohë që numri i të infektuarve me koronavirus është  rritur në të gjithë vendin.  Megjithatë, Berlini shpreson që një vaksinë e koronavirusit mund të prezantohet së shpejti dhe autoritetet në vend kanë shprehur otpimizëm që pandemia nuk do të jetë më kaq e frikshme në muajt e ardhshëm. Në nisje të Javës, u lajmërua se masat e prezantuara më 2 Nëntor, që pritet të zgjasin 1 muaj, mund të shtyhen përsëri.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Do të ketë një zgjatje e periudhës së karantinës”- tha ministri i Financave, Olaf Scholz.  Kancelarja Angela Merkel pritet të takojë liderët shtetërorë këtë Javë për të vendosur mbi zgjatjen e karantinës përtej 2 Dhjetorit. Është përfolur se masat mund të zgjaten me disa javë dhe të hiqen përpara sezonit të Krishtlindjeve. Markus Söder, ministër kryesor i Bavarisë dhe lideri i Unionit Kristian Social, tha se restorantet, hotelet dhe kinematë, duhet të qëndrojnë të mbyllura deri më 20 Dhjetor dhe se duhet të ndalohen fishekzjarret dhe alkooli në sheshet publike ditën e Vitit të Ri.  Gjermania po i afrohet 1 milionë rasteve me koronavirus, ndërkohë që infeksionet ditore po rriten ndjeshëm.

Lexo po ashtu:  Hëna e Ftohtë – Kjo është hera e fundit që ky fenomen ndodh për këtë vit

Klevis Llaha 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *