Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se vaksina e parë e brendshme turke është e gatshme për përdorim sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare. Në një deklaratë, ai tha se procesi i prodhimit të vaksinës Tetanus-Difteria kishte përfunduar në kapacitetin e brendshëm të prodhimit të Turqisë dhe se projekti për zhvillimin e vaksinës kishte filluar të jepte fryte.

Vaksina u zhvillua nga një projekt që filloi në 2015, dhe është një vaksinë për të rriturit që përdoret në luftën kundër tetanozit dhe difterisë.

Ministria e Shëndetësisë ka marrë dorëzimin e parë të vaksinës, e cila ka kaluar kontrollet përkatëse të cilësisë dhe ka marrë miratimet e nevojshme, tha ministri turk. Koca vuri në dukje se ky është një sukses i madh i Turqisë në periudhën kur flitet shumë për rëndësinë e kapaciteteve të brendshme për prodhimin e vaksinave. Ai shtoi se Turqia do të vazhdojë procesin e prodhimit të një vaksine të brendshme me lajme të reja dhe të mira.

Lexo po ashtu:  Ballkani i Hapur hap shumë probleme, prandaj është nocion i marrë fund

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *