Ambasadori i Serbisë në Malin e Zi, Vladimir Bozhoviq, u shpall persona non grata dhe atij iu kërkua të largohej nga Mali i Zi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Sipas medieve vendase vendimi është marrë në përputhje me nenet 9 dhe 41 të Konventës së Vjenës mbi privilegjet dhe imunitetet diplomatike dhe se i është kërkuar atij të largohet nga Mali i Zi.

Në arsyetim ndër tjerash thuhet se një vendim i tillë ka ardhur “pas një ndërhyrje të gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi, sjellje dhe deklarata të papajtueshme me standardet e zakonshme dhe të pranueshme të zyrës diplomatike, si dhe pas disa paralajmërimeve verbale dhe të shkruara për papranueshmërinë e sjelljeve të tilla”.

“Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi informoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë për këtë në mënyrën e zakonshme, me një note verbale, e cila gjithashtu do t’i dorëzohet Ambasadorit Bozhoviq”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu:  Abazi reagon ndaj Hotit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *