Presidentit i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar Presidenti Ilir Meta me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Kështu ka njoftuar Ambasada Ruse në Tiranë përmes një shkrimi në facebook. Përvec Putinit, festën e flamurit ua ka uruar shqiptarëve edhe ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov.
“I nderuar zoti President, pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian. Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet”, ka uruar Putin në një telegram urimi.





