Bullgaria ende ka pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut, thotë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke shtuar se zhvillimet politike në rajon, nën siglën e hapjes së negociatave eurointegruese, po rikthejnë tema të fillim shekullit XX.

“Tema të cilën e ka hapur Bullgaria kohëve të fundit, duke mos pranuar identitetin dhe gjuhën e maqedonasve, në këndvështrimin tim, ajo që nuk thuhet në këtë rast, është që Bullgaria vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Maqedonisë”, theksoi Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Sela si shqetësim ngrit edhe tekstet mësimore që mësojnë të rinjtë maqedonas për shqiptarët, si popull i ardhur, si dhe anasjelltas, gënjeshtrat që mësojnë nxënësit shqiptarë.

“Ne vazhdojmë të jetojmë këtu në Maqedoni si një popull i përkohshëm dhe me një histori që e mësojnë të vegjlit tanë shqiptarë dhe që nuk ka të bëjë aspak me rilindësit tanë por ka të bëjë më tepër me një histori të gënjeshtërt dhe të rrejshme e cila u imponohet atyre”, deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Lexo po ashtu:  Qeveria franceze i premton autonomi Korsikës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *