Sa më shpejt që Skocia të ketë pavarësi, aq më mirë për të gjithë ne, tha sot kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, duke ringjallur debatin mbi ndarjen e vendit të saj nga pjesa tjetër e Britanisë së Madhe. Deklarata e sotme e Sturgeon-it për “Sky News” pasuan komentin e saj fundjavën e kaluar, sipas të cilit ajo dëshiron një tjetër votim për pavarësinë, në fillimet e mandatit të ardhshëm të parlamentit skocez.

Sipas ligjit aktual, Skocia ka nevojë për miratim nga parlamenti britanik për të mbajtur një referendum për pavarësinë. Nuk është e ligjshme ose e pranueshme për kryeministrin Boris Johnson që të thotë se nuk i përket popullit skocez të vendosë”, tha ajo për “BBC”-në. Në vitin 2014, votuesit skocezë e refuzuan pavarësinë nga BM me 55-45%. Johnson e ka quajtur atë votim një ngjarje vendimtare, një ngjarje që ndodh një herë në një brez, duke përjashtuar lejen e Westminsterit për një të dytë.

Lexo po ashtu:  "Lufta" SHBA – Gjermani, Erdogan dhe përplasja për Detin e Qipros

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *