61 vite më parë u vendos në qendër të qytetit të Krujës, monumenti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, një ekuestër monumental, unik dhe madhështor, vepër për të cilën skulptori Janaq Paço punoi mbi 10 vite.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Monumenti i Gjergj Kastrioti Skënderbeut në Krujë është i lartë gjithsej 12 m (6 m lartësia e monumentit dhe 6 m bazamenti).
Ekuestri u vendos në Krujë më 27 Nëntor 1959 dhe është ekuestri i parë i vendosur në Shqipëri, dhe ndër më të bukurit dhe më të veçantët nga zgjidhja kompozicionale në Ballkan dhe Evropë.*

*(Janaq Paço – Veprat, Ylli Drishti,Tiranë 2019).




