Tashmë që numri i të infektuarve me koronavirus vijon të rritet ndjeshëm, të gjithë mendojmë me ankth, për çdo simptomë që na shfaqet. Mirëpo, duke qenë se temperaturat janë ulur, ky është momenti, kur simptomat që përjetojmë mund të ngatërrohen me njëra tjetrën. Gripi i zakonshëm, i ftohti dhe koronavirusi, mund të kenë simptoma të ngjashme, ndaj është e nevojshme të kuptojmë disa prej ndryshimeve që ato kanë. BBC i ka listuar ato si më poshtë:

Shumica e njerëzve (duke përjashtuar asimptomatikët dhe rastete rralla), që infektohen me Covid-19, do të kenë të paktën një prej këtyre simptomave:

*Temperaturë e lartë | Kollë të vazhdueshme | Ndryshim në nuhatje dhe shije

Temperatura e lartë konsiderohet ajo mbi 37.8C. Një temperaturë e tillë mund të shfaqet kur trupi është në luftë me një infeksion, jo vetëm koronavirusin. Edhe pse temperatura është një simptomë kryesore e koronavirusit, ajo mund të jetë gjithashtu tregues i gripit ose i një infeksioni tjetër.

Nëse keni të ftohtë ose grip, ju mund të keni edhe kollë, sëbashku me simptoma të tjera.

Gripi zakonisht fillon papritur dhe sjell dhimbje muskujsh, të dridhura, dhimbje koke, lodhje, dhembje fyti, bllokim të hundëve dhe kollë. Në rastin e gripit, zakonisht pacienti ndihet më keq se nga një e ftohtë.
E ftohura, ndodh në mënyrë më graduale dhe është më e lehtë, megjithëse të shkakton gjendje jo të mirë. Përveç kollës, mund të keni teshtima, dhembje fyti dhe hundë të bllokuara, por temperatura, dhembja e muskujve dhe e kokës, janë të rralla në rastet e të ftohurës.

Lexo po ashtu:  7 shenja që paralajmërojnë për mungesë të magnezit

Nga ana tjetër, kolla në rastin e koronavirusit, ka tendencën të jetë e shtuar dhe të zgjasë më shumë se një orë, ose në tre ose më shumë episode brenda 24 orëve. Nëse keni kollë për shkak të ndonjë sëmundje tjetër dhe infektoheni edhe me koronavirus, kolla mund të jetë më keq se zakonisht. Ju duhet të bëni testin për koronavirus, nëse filloni të keni kollë të vazhdueshme.

Tështimat nuk janë një simptomë e koronavirusit, ndaj nëse nuk janë të shoqëruara me temperaturë, kollë ose humbje të shijes, apo nuhatje, nuk keni nevojë të testoheni.

Njerëzit me koronavirus kanë një numër simptomash, që variojnë nga të lehta në shumë të rënda. Mund të ndodhë edhe që një person i infektuar të mos ketë simptoma, por sërish të jetë infektues ndaj të tjerëve.

Simptomat mund të shfaqen deri në dy javë pas ekspozimit ndaj virusit, por zakonisht ato shfaqet rreth ditës së pestë.

Nëse ndjeni se ju merret fryma, kjo mund të jetë një shenjë e një infektimi më serioz me koronavirus. Nëse keni vështirësi në frymëmarrje, duhet të kontaktoni menjëherë shërbimet e emergjencës, 127.

Lexo po ashtu:  Arrat i bëjnë mirë trurit, e mbrojnë nga depresioni

Periudha e dimrit është veçanërisht e vështirë në kushtet e një pandemia, pasi simptomat e sëmundjeve mund të ngatërrohen me njëra tjetrën. Për këtë arsye, monitoroni me kujdes simptomat tuaja, kontaktoni mjekun e familjes dhe nëse ndjeni përkeqësim të simptomave kontaktoni menjëherë shërbimet e emergjencës. Momenti i trajtimit në spital, mund të bëjë një diferencë të madhe.

Më poshtë, gjeni të listuara këshilla shumë të rëndësishme, sipas autoriteteve shëndetësore në Shqipëri.

KËSHILLA GJATË PANDEMISË:

-Telefononi 127 kur keni shenja të kollës, temperaturës apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit;

-Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;

-Përdorni maskë. Përdorimi i maskës ndihmon për të kufizuar përhapjen e sperklave dhe nepermjet tyre te virusit, por duhet të ndiqet edhe me masat e tjera të higjienës respiratore dhe të duarve. Nuk është e nevojshme të mbani disa maska njëra mbi tjetrën (të mbivendosura);

-Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;

Lexo po ashtu:  Ky ilaç shpëtues është bërë nga helmi i gjarprit

-Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;

-Mbani një distancë të caktuar – të paktën një metër – nga njerëzit e tjerë, veçanërisht kur kolliten ose teshtijnë ose nëse kanë ethe, sepse virusi gjendet në spërklat e pështymës dhe mund të transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes në distancë të afërt.

-Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë Koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët;

-Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi;

-Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë;

-Lani duart: pas kollitjes ose teshtitjes; kur kujdesini për të sëmuret; para, gjatë dhe pas pregatitjes së ushqimit; para se të ushqeheni; pas përdorimit të tualetit; pas kryerjes së cdo pune; pas prekjes së kafshëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *