Në atdheun tonë shumëkush studion e mbetet i papunë, shumëkush punon nga dy punë dhe prapë mbetet i varfër. Puna e dija nuk shpërblehen.

Shpërblehen “metodat e pasurimit” alla Mamaqi, kurse online për të mësuar aftësi hileqarësh banalë, që po na dalin edhe më të shtrenjta e më ekskluzive se sa shkollat ku ligjërojnë mendjet e ndritura të botës.

Pasurohen sekserët e prodhuesit e lajmeve të rreme, varfërohen prodhuesit e ushqimit dhe dijes.

Kushton më shumë reklama e ambalazhi, se vetë produkti. Paguhet më shumë për pamjen se sa për zërin, këngëtari. Paguhet më shumë për diplomën se sa për performancën, i punësuari. Paguhet më shumë për famë e network se krijimtari, artisti. E kështu me radhë. Kjo ekonomi mashtruese nuk mund të vazhdojë gjatë…/Arbër Zaimi/

Lexo po ashtu:  Koment nga MekuliPress: A e ngopi Hitlerin pushtimi i teritoreve të Cekollovakisë në "Sudetenland", ashtu siq e besonin politikat e vitit 1937-1940 të Chamberlain?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *