Selmanaj Jashtë!
Interpelanca për Ujmanin në 14:00
Seanca e Kuvendit u ndërpre sot për shkak të protestës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për praninë e zv. Kryeministrit Selmanaj në sallën e Kuvendit. Ne e kemi shprehur më herët qëndrimin tonë që Driton Selmanaj është i padëshirueshëm në sallën e Kuvendit për shkak të deklaratave të tij për të pagjeturit. Selmanaj konsideron që çështja e të pagjeturve është ezauruar. LDK dhe Grupi Parlamentar i saj, por edhe kjo qeveri e dinë qëndrimin tonë për këtë çështje, andaj prezenca e tij sot është provokim me vetëdije.
Ardhja e Selmanajt është bërë për ta evituar ballafaqimin e qeverisë me krizën e krijuar. Ju e patë që e ashtuquajtura shumicë i ka vetëm 34 vota sot, dhe ishim shumë më pak se 80 deputet prezent, ndërsa qeveria pothuajse asnjëherë nuk është prezente në Kuvend. Ata po dështojnë me numra në Kuvend. Po dështojnë me ligje. Ata po dështojnë dhe po e dëmtojnë për çdo ditë vendin me qeverisjen e dobët dhe moskokëçarëse ndaj çështjeve të rëndësishme të vendit tonë. Me këto dështime e kanë krijuar këtë gjendje të rëndë të krizës të cilën tani po duan ta fshehin.
Sot, është interpelanca për Ujmanin. Sot, pritet që Hoti të ballafaqohet me shpërfaqjen e dëmit që i ka bërë vendit duke pranuar Serbinë si hisedare të ndërmarrjeve të Kosovës, respektivisht Ujmanit. Ata duan të shmangen nga ballafaqimi dhe po e përdorin qëndrimin tonë parimor për Selmanajn. Selmanaj nuk duhet të jetë në Kuvend. Nuk duhet të jetë dhe nuk do të mundet. Reagimi ynë në kuvend është paqësor dhe brenda mjeteve që kemi. Kuvendi duhet ta vazhdojë punën, Hoti duhet të vijë dhe të ballafaqohet për Ujmanit e të mos fshihet pas Selmanajt./LVV/
Lexo po ashtu:  Sa keq do të goditet Rusia nga sanksionet e reja?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *