I dashuri juaj i zemrës ju ka dhuruar një tufë me trëndafila dhe ju dëshironi t’i mbani sa më gjatë?

MekuliPress ju sjell një truk fantastik që i mban lulet të freskëta si ditën që ua kanë dhuruar. Çelësi për t’i bërë të zgjasin më shumë është t’i ushqeni ato dhe t’i mbani larg baktereve. Kështu, fillimisht merrni një vazo të madhe.

Shtoni në të 2 lugë gjelle uthull molle dhe 2 lugë gjelle sheqer. Shtoni ujë dhe trazojini mirë. Vendosni lulet në të. Sheqeri ushqen lulet, ndërsa uthulla parandalon rritjen e baktereve. Mund të përdorni edhe uthull të bardhë. Është e rëndësishme ta ndryshoni ujin pas disa ditësh, por mos harroni të hidhni ujë dhe sheqer. Sheqeri gjithashtu shërben për të zgjatur jetën e bimëve në përgjithësi. Thjesht shtoni një lugë sheqeri ose mjaltë në ujë nëse dëshironi që bimët tuaja të qëndrojnë shumë gjatë të freskëta.

Lexo po ashtu:  Maska shtëpiake për rritje të flokëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *